AKTUALITET, 27 Shtator 2020, 08:37

Ulen ndjeshëm temperaturat, sot kthjellime dhe vranësira kalimtare

Ulen ndjeshëm temperaturat, sot kthjellime dhe vranësira kalimtare


Ditën e diel do të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugut.

Lokalisht në këto zona reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtër.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-15m/s.

Hera herës era me shpejtësi intensive deri në 20-25m/s përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore të vendit.

Kjo situatë do të shoqërohet me forcim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 6 ballë me lartësi vale 2.5 deri 4.0 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET  Temperaturat në °C

Shkodër 13/25 Diell shi

Kukës 10/21 Diell re

Lezhë 14/25 Diell shi

Dibër 8/18 Diell re

Durrës 14/25 Diell re

Tiranë 14/25 Diell shi

Elbasan 12/25 Diell shi

Berat 11/26 Diell re

Vlorë 13/25 Diell shi

Korçë 8/20 Diell re

Gjirokastër 10/26 Diell shi

Sarandë 12/25 Diell shi