TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministrja britanike, Theresa May dhe presidenti amerikan, Donald Trump nënvizuan rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje tregtare dypalëshe të shpejtë pas tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar sot.
“Theresa May informoi presidentin amerikan për progreset e fundit të realizuara në negociatat për Brexit”, deklaroi një zëdhënës i Downing Street.
“Ata ranë dakord për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje tregtare dypalëshe pas tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE”, shtoi ai.
Gjatë bisedës së tyre telefonike, ata biseduan gjithashtu për njohjen nga SHBA-ja të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.
Kryeministrja britanike nënvizoi mosdakordësinë e saj me këtë vendim.