AKTUALITET, 28 Nëntor 2019, 15:55

Tragjedia/ Papa Françesku dhuron 100 mijë euro për popullin shqiptar

Tragjedia/ Papa Françesku dhuron 100 mijë euro për popullin

Papa Françesku do të dhurojë 100 mijë euro për popullin shqiptar, pas tërmetit shkatërrues, që shkaktoi dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të pallogaritshme monetare.

"Në këtë mënyrë, ati i shenjtë dëshiron të tregojë afërsinë shqpirtërore dhe mbështetjen ndaj popullit", thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Papa Françesku i drejtoi edhe një mesazh ditën e djeshme shqiptarëve.

"Dëshiroj t’i dërgoj përshëndetjen dhe afërsinë time popullit shqiptar që ka vuajtur aq shumë këto ditë. Shqipëria ka qenë vendi i parë i Evropës që kam dashur të vizitoj. Jam afër viktimave, lutem për të vdekurit, për të plagosurit dhe për familjet.

Zoti bekoftë këtë popull që e dua aq shumë", u shpreh Papa.

/TPZ.al/