TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur të mërkurën në mëngjes, më 9 shtator, në Poloni, ku një tren pasagjerësh është përplasur me një betoniere dhe ka dalë nga shinat. Si pasojë e aksidentit, të paktën një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur, ndërsa katër prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Sipas mediave vendase, treni po udhëtonte nga qyteti lindor i Lublinit drejt Szczecinit, në veriperëndim të vendit, kur u përplas me betonieren pranë Sokolniki Suche, në rajonin e Przysuchës, rreth 100 kilometra në jug të Varshavës. Përplasja ndodhi rreth orës 11:25.
Treni “Koziołek”, i cili përbëhej nga gjashtë vagona dhe një lokomotivë, u përmbys pjesërisht dhe përfundoi në anën e tij në shinën e kundërt. Disa prej vagonëve dolën nga shinat dhe u përmbysën pjesërisht.
Sipas operatorit hekurudhor PKP Intercity, në tren ndodheshin rreth 120 pasagjerë në momentin e aksidentit.
Mes personave të plagosur rëndë janë drejtuesi i betonieres dhe drejtuesi i trenit. Ky i fundit mbeti i bllokuar në mjet pas përplasjes dhe u nxor nga zjarrfikësit.
Në vendngjarje u angazhuan forca të shumta të emergjencës. Dy helikopterë shpëtimi dhe rreth 30 brigada zjarrfikëse u dërguan për të asistuar në operacionin e kërkim-shpëtimit dhe evakuimin e të plagosurve.
Pas aksidentit, qarkullimi hekurudhor në linjën 22, në segmentin mes Wolanow dhe Przysucha, është pezulluar.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën në vendngjarje.

?Wykolejenie pociągu Intercity pod Przysuchą
— Codziennik z Mordoru (@mordownik4u) September 9, 2026
9 września 2026 r. w Sokolnikach Suchych koło Przysuchy wykoleił się pociąg Intercity „Koziołek” relacji Lublin Główny – Szczecin Główny. Samochód ciężarowy wjechał pod skład na przejeździe kolejowym. Wykoleiła się lokomotywa i… pic.twitter.com/KwLyreFxkQ
Do naszej redakcji docierają pierwsze materiały wideo z miejsca katastrofy. pic.twitter.com/h6XcPsAD4p
— Remiza.pl (@remizacompl) September 9, 2026