TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata emergjente e shkaktuar nga tërmeti shkatërrimtar ka lënë mënjanë dasitë politike në vend. Qeveria dhe opozita kanë ulur tonet dhe normalisht janë fokusuar në kapërcimin e kësaj situate. Një video të Lulzim Bashës të postuar në Twitterin e Partisë Demokratike, e ka shpërndarë në faqen e tij edhe kryeministri Edi Rama. Në këtë mënyrë ai aprovon mesazhin e Lulzim Bashës për 28 Nëntorin dhe në mënyrë të vecantë për situatën dramatike të shkaktuar nga tërmeti. Shihni më poshtë videon e Bashës.
