TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sa më shumë kohë kalon, bëhet e qartë se tërmeti i së martës, ka shkaktuar një tragjedi të paimagjinueshme. Deri tani janë regjistruar dhjetëra viktima dhe ende vijojnë kërkimet për të zhdukurit. Qindra persona janë plagosur dhe paniku ka pllakosur vendin.
Por, kalimi i orëve po nxjerr në pah edhe një problem tjetër të madh. Shumë ndërtesa në Durrës dhe disa në Tiranë, kanë marrë goditje të rënda dhe kanë dëmtime në strukturë. Autoritetet sqarojnë se tek këto ndërtesa, është e pamundur të banohet, çka do të thotë se mijëra familje do të mbeten në rrugë.
Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ta dhe shtëpitë e tyre, të cilat në shumë raste janë investimet e të gjithë jetës.
Autoritetet ende nuk kanë nxjerrë një listë me ndërtesat e dëmtuara rëndë, apo të sqaroje se çfarë do të ndodhë me banorët që kanë mbetur në qiell të hapur. Menaxhimi i kësaj krize të rëndë, deri në këto momente ka rezultuar në një kaos.
Shqipëria po kalon një nga situatat më të vështira në dekada, i cili rrezikon ta fusë vendin në një cikël mjaft të errët. Ndaj është koha që të gjithë të solidarizohen dhe që autoritetet të fillojnë urgjentisht përpilimin e një plani serioz dhe të marrin nën kontroll situatën, duke dalë me shpjegime dhe deklarata zyrtare dhe jo në ERTV. Çdo minutë e harxhuar me propagandë, është fatale për qytetarët e prekur nga ky tërmet dhe për mbarë vendin.
/TPZ.al/
