TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia marokene ka arrestuar 111 persona teksa ata përpiqeshin të hynin në territorin spanjoll të Ceutës, mes masave të shtuara të sigurisë nga të dyja palët, pasi postime në mediat sociale bënë thirrje për një tjetër kalim masiv të kufirit.
Tentativa e kalimit të shtunën ndodhi dy javë pasi më shumë se 72,000 emigrantë vërshuan drejt Ceutës. Të paktën 96 persona humbën jetën në përpjekje për të arritur në territorin evropian.
Një burim në Ministrinë e Brendshme të Marokut i tha agjencisë së lajmeve Reuters se mes personave të ndaluar ishin 109 migrantë nga Afrika Sub-Sahariane dhe dy shtetas marokenë, të cilët u arrestuan pranë Ceutës.
Policia marokene përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet e migrantëve që ishin mbledhur në kodra rreth 3 kilometra larg kufirit.
Më vonë, Reuters pa qindra efektivë policie, si dhe persona të tjerë me rroba civile, duke u kthyer nga kodrat në zonën jashtë Fnideq.