TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe dita e martë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, moti do të jetë me alternime vranësirash dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.
Sipas meteoalb parashikohen reshje shiu në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, ndërsa në qarqet Lezhë, Shkodër, Durrës, do të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar.
Në orët e mesditës dhe kryesisht të pasdites kemi riaktivizim të reshjeve të shiut, përgjatë relieveve kodrinore malore, ku reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.
Breshër i izoluar në orët e mesditës.
Në mbrëmje reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek.
Valëzimi parashikohet i forcës 2-3 ballë me lartësi vale 0.5-0.8 metër.
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 16/23 Diell shi
Kukës 13/20 Diell shi
Lezhë 16/22 Diell shi
Dibër 11/19 Diell shi
Durrës 16/23 Diell shi
Tiranë 16/23 Diell shi
Elbasan 13/22 Diell shi
Berat 14/23 Diell shi
Vlorë 16/21 Diell shi
Korçë 10/18 Diell shi
Gjirokastër 9/21 Diell shi
Sarandë 15/22 Diell shi.