TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur orët e para të mëngjesit në Overasselt, një fshat në lindje të Holandës, pranë kufirit me Gjermaninë, ku një person ka humbur jetën dhe dy efektivë policie janë plagosur pas një shkëmbimi zjarri.
Sipas autoriteteve, në lidhje me ngjarjen janë arrestuar 34 persona, mes tyre shtetas të Holandës, Francës, Belgjikës dhe Algjerisë. Policia vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivin e plotë të përplasjes. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një grup të madh personash të maskuar, disa prej të cilëve të armatosur, duke lëvizur nëpër zonën e banuar përpara se të largoheshin pas përplasjes me armë.
Personi që humbi jetën ishte një roje sigurie në banesën ku ndodhi incidenti. Sipas policisë, dy efektivët e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet lokale e kanë cilësuar ngjarjen si një rast të jashtëzakonshëm dhune. Në të njëjtën banesë ishte regjistruar edhe një incident i ngjashëm rreth një vit më parë.
Ndërkohë, mediat holandeze raportojnë se hetimet po shqyrtojnë edhe një lidhje të mundshme me trafikantin e njohur të drogës Jos Leidekkers, i konsideruar ndër personat më të kërkuar në Holandë dhe i dënuar për trafik ndërkombëtar kokaine. Leidekkers ndodhet aktualisht në Sierra Leone.
Hetimet për të zbardhur nëse përplasja lidhet me aktivitetin e grupeve të trafikut të drogës vijojnë.