TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia në Ekuador ka zgjidhur shumë shpejt situatën e rrëmbimit të familjarëve të futbollistit të Emelek, Xhekson Rodriguez.
Situata e këtij të fundit kishte bërë bujë kur u mësua se persona të maskuar të armatosur kishin hyrë në shtëpinë e tij të mërkurën. Dhe ndërsa ai ishte fshehur nën një shtrat, ata kishin grabitur sende me vlerë dhe para, duke marre me vete në fund si pengje edhe gruan dhe djalin e tij 5-vjeçar.
????????????????????♂️ | Gracias al impecable trabajo investigativo y operativo de la Policía Ecuador, familiares de Jackson Rodríguez, fueron liberados en El Fortín, Guayaquil, tras ser secuestrados en Mucho Lote 2.
— NTF (@NTFxSF) April 25, 2025
Los captores exigían una alta suma de dinero, pero ahora las víctimas están a… pic.twitter.com/ANMh7m4VtR
Ngjarja bëri shumë bujë dhe në mediat ndërkombëtare dhe policia në Ekuador u mobilizua, duke arritur të gjente vendin ku mbaheshin peng ata. Në një video në rrjetet sociale është shfaqur momenti kur policia hyn në dhomë dhe gjen gruan duke përqafuar e trembur djalin e saj.
Më pas, janë publikuar edhe video të takimit të tyre me futbollistin që i përqafonte i përlotur.
???????? El reencuentro de Jackson Rodríguez con su esposa e hijo tras ser liberados.
— StudioFútbol ⚽ (@StudioFutbol) April 25, 2025
???? @RonaldPin_
pic.twitter.com/9HadiPEJDp