SPORT, 26 Shtator 2022, 17:31

“Unë shpresoja që të rriteshim”, Reja flet para Islandës: Është e kotë që të rreshtojmë gabimet ndaj Izraelit

“Unë shpresoja që të rriteshim”, Reja flet para

Trajneri i përfaqësueses shqiptare Edi Reja, është shfaqur sot para mediave për konferencën e zakonshëm për shtyp para sfidës ndaj Islandës. Ai e ka cilësuar këtë sfidë të rëndësishme edhe pse nuk është më në lojë vendi i parë, ndërsa ka saktësuar se pret një reagim nga skuadra pas disfatës në Izrael.

“Kemi rreshtuar disa herë cilat janë arsyet e situatës. Unë shpresoja që në këtë Ligë Kombesh të rriteshim, e kemi bërë se kemi bërë edhe miqësore që kanë shkuar mirë, kemi bërë paraqitje të mira. Prisja rritjen e cilësisë, por për fat të keq duhet të diskutojmë përsëri gabimet që nuk bëhen nga reparti, por individi. Që kur jam këtu kemi lëshuar shumë herë. Kundërshtarët e kanë shfrytëzuar shumë mirë gabimin tonë. Nëse duam të rritemi duhet të jemi bashkë e diskutojmë këto situata që shfaqen që të mbërrijmë te momenti që të mos përsëriten këto gabime. Është e kotë që të rreshtojmë gabimet në ndeshjen ndaj Izraelit, ishin shumë. Dy golat u dhuruan, pastaj edhe te barazimi i lamë hapësirë në kundërsulm e nuk duhet të ndodhë. Kur je në fushë duhet të përdorësh kokën, futbolli është i bërë nga ekuilibri, të cilën ne e humbëm totalisht ashtu si edhe ndeshjen. Po ndodh vazhdimisht por nuk arrijmë t’i përmirësojmë, është e kotë të flasim.