TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Diogo Jota, sulmuesi 28-vjeçar portugez i Liverpoolit dhe vëllai i tij, Andre, vdiqën këtë mëngjes në një aksident në provincën e Zamorës në Spanjë, bën me dije Marca.
Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria.
Vëllezërit vdiqën kur automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga, duke marrë flakë. Sipas dëshmitarëve, makina u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën edhe në bimësinë aty pranë.