SPORT, 18 Qershor 2025, 22:46

Tirana ndahet nga Bledi Shkëmbi, bardheblutë në kërkim të trajnerit të ri 

Tirana ndahet nga Bledi Shkëmbi, bardheblutë në kërkim

Pas një periudhe të vështirë dhe një beteje për mbijetesë në Superiore, Tirana dhe trajneri Bledi Shkëmbi kanë vendosur të ndajnë rrugët me marrëveshje të përbashkët, edhe pse lajmi ende nuk është bërë zyrtar.

Në mandatin e tij të dytë me bardheblutë, Shkëmbi drejtoi ekipin në 15 ndeshje, duke regjistruar një mesatare prej 1.60 pikësh për ndeshje, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar qëndrueshmëri.

Tirana tashmë ka nisur kërkimin për një trajner të ri që do të marrë përgjegjësinë për ndërtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm, me synimin për t’u rikthyer në garën për titull.