SPORT, 6 Nëntor 2025, 15:26

Sherr masiv mes dy tifozerive, spanjollët dhe polakët përplasen para ndeshjes së Europës

Sherr masiv mes dy tifozerive, spanjollët dhe polakët përplasen

Sot do të luhet ndeshja mes Rajo Vajekanos dhe Lek Poznan. Kjo ndeshje është programuar në orën 21:00, ndërsa mbrëmja e djeshme ka prodhuar skena të pazakonta mes huliganëve nga të dy klube.

Rreth 220 tifozë spanjollë u përleshën me 140 polakë. Në fund ishin këto të fundit që dolën të fituar.

Po ashtu janë shpërndarë pamje edhe nga një bar ku tifozët e Rajos po fshihen, ndërsa një prej polakëve i sulmon. Sfida mes dy skuadrave është e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Konferencës.

Përplasja mes dy tifozerive: (VIDEO)