SPORT, 5 Nëntor 2025, 19:57

Do mungojë për një periudhë kohe, sulmuesi i Milanit jep lajmin e keq

Do mungojë për një periudhë kohe, sulmuesi i Milanit jep

Për shkak të një dëmtimi, Santiago Gimenez do të qëndrojë jashtë fushave për disa javë. Konfirmimi ka ardhur nga vetë sulmuesi i Milanit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.


“Për disa muaj, luajta me një dëmtim në kyçin e këmbës që më pengoi të isha 100% gati dhe të ndihesha rehat në fushë.

Doja shumë të vazhdoja të ndihmoja ekipin, kështu që vazhdova të luaja, por dhimbja u përkeqësua dhe ishte koha të ndalesha.