SPORT, 19 Qershor 2025, 14:36

Legjenda e Juventusit këmbënguli për Gatuzon, presidenti Gravina: Ka përjetuar ambiente si të Milanit dhe Napolit

Legjenda e Juventusit këmbënguli për Gatuzon, presidenti Gravina:

Xhenaro Gatuzo u prezantua sot para mediave si trajneri i ri i Italisë. “Axurrët” i besuan stolin, pas shkarkimit të Luçiano Spaletit.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, ka zbuluar se Bufoni ka këmbëngulur për Gatuzon.

“Ishte një zgjedhje e përbashkët, Bufon kishte një angazhim të rëndësishëm dhe roli i tij ishte thelbësor në vijimin e këtij projekti të ri. Ishte një zgjedhje e përbashkët për trajnerin, ne jemi të bindur për cilësitë e tij nga pikëpamja teknike.

Jam i bindur se do të jetë njeriu i rezultateve. Ai e njeh shumë mirë futbollin italian, mentalitetin e lojtarëve dhe presionin mediatik duke përjetuar ambiente si të Napolit dhe Milanit”, u shpreh Gravina ndër të tjera.