TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventus është skuadra e parë finaliste e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë u mposhtën me rezultatin 2-1 nga Lacio e Elseid Hysajt në “Olimpico”, por ia dolën të kalojnë në finale falë suksesit 2-0 në ndeshjen e parë të teksa tashmë do të presin përballjen Atalanta-Fiorentina për të mësuar kundërshtarin e finales.
Lacio provoi përmbysjen e madhe në kryeqytet dhe ishte sulmuesi Kastejanos ai që entuziazmoi bardhekaltrit, duke shënuar dy herë, një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në nisje të të dytës.
Nga ana tjetër skuadra e Alegrit provoi me të gjitha mënyrat të shënojë golin që do ta dërgonte në finale dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë me anë të polakut Milik në minutën e 83-të, duke bërë që në “Olimpico” të bjerë heshtja. Vetëm pak sekonda në fushë i mjaftuan polakut për t’u shndërruar në hero. Milik shënoi me prekjen e tij të parë të topit.
Kjo do të jetë finalja e 22-të në histori për Juventusin.
FT LACIO-JUVENTUS 2-1
12′, 49′ Kastejanos / 83′ Milik.