SPORT, 24 Nëntor 2025, 14:36

Kolo Muani do të luajë kundër PSG-së të mërkurën, edhe pse ka kontratë me të…

Kolo Muani do të luajë kundër PSG-së të

Randal Kolo Muani do të jetë në gjendje të luajë kundër PSG-së këtë të mërkurë (ora 21:00) në Parc des Princes në Ligën e Kampionëve, nëse trajneri i Tottenhamit, Thomas Frank, vendos ta aktivizojë atë.

I huazuar te Spurs nga kampionët evropianë, me të cilët ka kontratë deri në qershor 2028, sulmuesi francez nuk ka asnjë klauzolë që e pengon atë të luajë kundër klubit të tij amë nëse i jepet mundësia.

Ndërsa disa federata, si ajo në Angli, i lejojnë këto klauzola, UEFA e ndalon këtë lloj praktike për garat e saj. Sezonin e kaluar, një situatë e ngjashme u krijua me Marco Asension, i huazuar te Aston Villa, kundërshtari i PSG-së në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Lojtari ndërkombëtar spanjol ishte gjithashtu në gjendje të luante kundër Parisit.

Kolo Muani, i cili humbi pushimin e fundit ndërkombëtar për shkak të një goditjeje në nofull, u rikthye në fushë këtë të diel kundër Arsenalit (1-4). I veshur me një maskë mbrojtëse, ai hyri në fushë në minutën e 66-të të derbit të Londrës Veriore.