SPORT, 15 Dhjetor 2024, 22:00

Elton Ilirjani akomodon Parashqevi Simakun në një hotel në Manhatan: Kjo do të jetë dhoma e divës sonë (VIDEO)

Elton Ilirjani akomodon Parashqevi Simakun në një hotel në

Pas videos që bëri xhiron e rrjetit ku shfaqej ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku si e pastrehë në SHBA, biznesmeni Elton Ilirjani, ka publikuar në rrjetet sociale momente nga takimi më artisten fillimisht në një kafene, ku kanë biseduar.

Ne video dëgjohet teksa dëgjon këngët e saj dhe e pyet nëse do këndojë sërish dhe Parashqevia i përgjigjet: Absolutisht!

Menjëherë pas takimit Elton Ilirjani ka publikuar një tjetër video bashkë me Elvirën, gruan e cila e gjeti në rrugët e New York-ut Parashqevinë, që tregon dhomën se ku do të qëndrojë tashmë Parashqevi Simaku.

“Kjo do jetë dhoma e divës sonë, Parashqevi Simaku në Manhatan”, thotë ai.