SPORT, 20 Tetor 2022, 19:46

Doli kundër trajnerit, Ten Hag merr vendimin drastik për Ronaldon në ndeshjen me Çelsin

Doli kundër trajnerit, Ten Hag merr vendimin drastik për Ronaldon

Sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen Mançester Junajtid-Çelsi në “Stamford Bridge”. Sportsmail raporton se ai është ndëshkuar nga trajneri Erik ten Hag pasi refuzoi të futej në minutën e 87’në sfidën me Totenhem duke u larguar nga stoli.

Junajtid në një deklaratë konfirmoi se Ronaldo është hequr nga skuadra për ndeshjen e së shtunës.

Aty shkruhej: “Kristiano nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Mançester Junajtid për ndeshjen e kësaj të shtune kundër Çelsit. Pjesa tjetër e skuadrës është plotësisht e përqendruar në përgatitjen për atë ndeshje”.

Kuptohet se vendimi për të ndëshkuar Ronaldon është marrë nga Ten Hag dhe ka mbështetjen e plotë të hierarkisë së Junajtid.

Marrëdhënia mes dyshes nuk ka më kthim dhe Ronaldos do i duhet të bëjë një zgjedhje: Për tu larguar nga klubi sa më parë apo të qëndrojë në heshtje.