TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Davis Cup ka fshirë në rrjetet sociale videon e tenistëve serbë duke zbritur në fushë para ndeshjes me Britaninë e Madhe, ku në sfond dëgjoheshin këngë nacionaliste për Kosovën.
Tenisti i njohur serb, Djokovic, bashkë me ekipin e këtij shteti, në hyrjen e tyre në “Davis Cup” u paraqitën me një këngë serbe që thërret në aneksim të Kosovës.
Kënga në fjalë u kushtohet trevave tona, me pretendimin që janë të tyre.
Ka pasur kritika të mëdha nga Kosova dhe Mali i Zi pasi që përmendeshin në këngë.
Federata e Tenisit e Kosovës është ankuar dhe ka dërguar letër ITF, por edhe në KON.
Gjithsesi, video që ishte publikuar nga faqja zyrtare e “Davis Cup”, tashmë është fshirë.