SPORT, 29 Tetor 2025, 19:58

Vllaznia, trajneri Martini pas ndeshjes: Ky është futbolli, do analizojmë humbjen

Vllaznia, trajneri Martini pas ndeshjes: Ky është futbolli, do

Tekniku i Vllaznisë, Edi Martini u shpreh i zhgënjyer pas disfatës 1-0 ndaj Flamurtarit.

“Na ndikoi gjendja fizike. 6 mungesa janë shumë. Ndeshja e fundit me 10 vetë për 50 minuta. Kishim mundësi edhe ne të shënonin. Por ky është futbolli. Më vjen keq për mënyrën se si u paraqit loja. Barazimi do të ishte më i drejtë. Ne fundin e pjesë se parë kemi luajtur me 4-3-3. Determinate ishte freskia fizike.

E vendos theksin te mungesat dhe freskia. Bismarku, Qato apo Drosi na bënin shumë punë. Ky është shkaku i humbjes. Edhe në këtë situatë mund të kishim barazuar, por ky është futbolli”.