AKTUALITET, 30 Qershor 2020, 11:36

Sot tre vīktima dhe 69 të infektuar. Ku janë vatrat më problematike nga koronavirusi

Sot tre vīktima dhe 69 të infektuar. Ku janë vatrat më


ISHP ka konfirmuar 69 sot raste me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 371 testime.

Ndërkohë mësohet se kanë ndërruar jetë tre persona.

Vīktimat janë një 44 vjeçare nga Durrësi si edhe dy persona nga Tirana, njëri 79 vjeç dhe tjetri 85 vjeç.

Numri total i vīktimave nga koronavirusi në vend shkon në 62.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.

Në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1 459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1 014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shtimi i rasteve pozitive ka bërë që ISHP të kërkojë nga qytetarët më shumë kujdes në masat mbrojtëse duke vendosur maskat në vende të mbyllura.

Ditët e fundit janë karakterizuar nga një numër i madh të infektuarish si edhe të vdekurish duke shënuar kështu një bilanc të rëndë krahasuar me periudhën mars-prill kur ishim në karantinë.

STATISTIKA

Testime totale 27034

Raste pozitive 2535

Raste të shëruara 1459

Raste Aktive 1014

Humbje jete 62 (Qarku Tiranë 34, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 8, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 370

Durrës 212

Shkodër 156

Vlorë 106

Fier 49

Lezhë 43

Korçë 28

Kukës 18

Elbasan 13

Gjirokastër 7

Berat 6

Dibër 6.