TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka renditur ato që i ka cilësuar si “Skandalet e Qeverisë dhe Policisë së Shtetit”.
Në një postim në facebook, ai shkruan në këto gjatë vite, kemi parë se si Policia, sipas tij u mpleks me trafikantë droge, të lidhur me ministra të brendshëm, ndërsa shton edhe fakte të tjera.
Postimi i plotë:
Skandalet e kësaj Qeverie me Policisë e Shtetit.!!!
– Në 6 vite kemi parë se si Policia u mpleks me trafikantë droge, të lidhur me ministra të brendshëm.
– Në 6 vite kemi parë sesi Policia është në dispozicion të bandave të Elbasanit, Vlorës, Shkodrës, Durrësit etj.
– Në 6 vite kemi parë se si Policia nuk ka guxuar të arrestojë familjarët e deputetëve që kanë bërë krime.
– Në 6 vite kemi parë se si KM u kërkonte Policëve që të votonin “Rilindjen” në zgjedhje.
– Në 6 vite kemi parë se si Policia ka ndihmuar “Rilindjen” në vjedhjen e votave.
– Në 6 vite kemi parë se si Policia është kapur në përgjime duke ofruar para për kriminelët.
– Në 6 vite kemi parë se si janë rrahur barbarisht të rinjtë në komisariate deri në vdekje.
– Në 6 vite kemi parë se si krimi ka kapërcyer në shifra të frikshme, dhe Policia ka dështuar të zbulojë autorët.
– Në 6 vite kemi parë se si drejtuesit më profesionistë të Policisë, u shkarkuan nga puna.
Kjo nuk ka qenë kurrë policia që deshëm..!!!