AKTUALITET, 24 Mars 2019, 13:16

E BUJSHME/ Skuadra e madhe angleze kërkon me ngulm Strakoshën

E BUJSHME/ Skuadra e madhe angleze kërkon me ngulm Strakoshën

Thomas Strakosha edhe këtë sezon po vijon të shkëlqejë te skuadra e Lazios, duke qenë i pazëvendësueshëm. Portieri i kombëtares sonë ka tërhequr së fundmi interesin e skuadrës së Tottenhamit, që kërkon një portier për të zëvendësuar Hugo Lloris, i cili ka pasur shumë ulje-ngritje gjatë këtij sezoni. “Spurs” po mendojnë të gjejnë formulën dhe ofertën e duhur për të bindur presidentin e Lazio, Claudio Lotito.

Sipas “Il Messanggero”, Tottenham e ka ndjekur portierin e Shqipërisë, por po përgatisin një ofertë ndryshe nga ajo e Liverpool, e verës së shkuar që u refuzua nga Lazio.

“The Reds” ofruan plot 30 milionë euro për 24-vjeçarin shqiptar, por presidenti Lotito e hodhi menjëherë poshtë duke kërkuar 40 milionë.

Strakosha u bë pjesë e akademisë së Lazio në rini të tij dhe që nga viti 2012 ai është pjesë e klubit kryeqytetas, duke arritur që të bëhet portieri i parë.