TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Nicholas Kristof , New York Times / Përgatiti: TPZ.AL
Dy studiues tё politikёs, tё specializuar nё mёnyrёn se si demokracitё dobёsohen dhe vdesin, kanё pёrpiluar njё listё me katёr shenja paralajmёruese pёr tё pёrcaktuar nёse njё udhёheqёs politik, ёshtё nё tё vёrtёtё njё person autoritar dhe i rrezikshёm:
“Njё politikan i cili pёrmbush tё paktёn njё nga kriteret e mёsipёrme ёshtё shkak pёr shqetёsim, “ shkruajnё Steven Levitsky dhe Daniel Ziblatt - tё dy profesorё nё Harvard – nё librin e tyre tё ri “ Si vdes Demokracia” i cili do tё dalё nё shitje javёn e ardhshme.
“Me pёrjashtim tё Richard Nixon, asnjё kandidat presidencial nga partitё e mёdha nuk ka pёrmbushur asnjё nga kriteret e mёsipёrme,” shprehen ata, por ka njё lajm tjetёr tё keq: “Donald Trump i pёrmbush tё katёrta.”
Ne shpesh besojmё se kёrcёnimi pёr demokracinё vjen nga revolucionet e dhunshme, por studiuesit thonё se nё kohёt moderne, demokracitё kanё mё shumё mundёsi tё shkatёrrohen nga duart e udhëheqësve tё brendshёm, tё cilёt fitojnё pushtetin fillimisht nёpёrmjet zgjedhjeve. Kёshtu ka ndodhur nё Rusi, Filipine, Turqi, Venezuelё, Ekuador, Hungari, Nikaragua, Sri Lanka, Ukrainё, Poloni dhe Peru.
Venezuela ka qёnё njё demokraci relativisht e qёndrueshme, kur Hugo Chavez, demagogu populist, shfrytёzoi zemёrimin e qytetarёve pёr t’u zgjedhur president nё vitin 1998.
Njё sondazh i kryer atё vit raportoi se shumica dёrmuese e publikut venezuelian besonte se “demokracia ёshtё gjithmonё forma mё e mirё e qeverisjes,” dhe vetёm 1/4 e publikut besonin se ndonjёherё autoritarizmi mund të jetë i dobishёm. Megjithatё, kundёr vullnetit tё tyre, Venezuela u kthye nё një autokraci.
“Kёshtu vdesin demokracitё nё ditёt e sotme,” shkruajnё Levitsky dhe Ziblatt. “ Regresi demokratik sot nis nё kutinё e votimit.”
Gjithashtu jo mё shumё se 2% e Gjermanёve apo Italianёve iu bashkuan Partive Naziste apo Fashiste, para se kёto tё fundit tё fitonin pushtet, dhe nuk duket se ka patur mbёshtetje tё madhe popullore pёr autoritarizmin as nё Gjermani e as nё Itali. Megjithatё, Hitleri dhe Musolini ishin tё dy demagogё tё zgjuar qё pёrfituan nga verbёria e mbёshtetёsve.
Mё lini tё shtoj kёtu se pёr asnjё moment nuk besoj se SHBA, do tё ndjekё rrugёn e Venezuelёs, Gjermanisё apo Italisё. Por, i shoh tek Trump kёto tendenca autoritare – simpatinё pёr autoritarё tё tjerё si Vladimir Putin nё Rusi apo Rodrigo Duterte nё Filipine, çka ёshtё shqetёsuese – megjithatë jam i bindur se institucinet tona do të rezulotojnë mё tё forta se Trump.
Ёshtё e vёrtetё qё ai ёshtё pёrpjekur tё sulomjё institucionet dhe arbitrat e sistemit tonё politik; gjyqtarё, Departamentin e Drejtёsisё, agjensitё e zbatimit tё ligjit si FBI-në , komunitetin e inteligjencёs, mediat, partitё opozitare dhe Kongresin. Deri tani, pёr inat tё tij, institucionet amerikane nuk janё lёkundur aspak.
“Gjatё vitit tё tij tё parё, Presidenti Trump ndoqi njё skenar autoritar,” shkruajnё Levitsky dhe Ziblatt. “ Ai bёri pёrpjekje pёr tё kapur gjyqtarёt dhe bllokuar ata qё mund t’a ndalonin. Por presidenti ka shpenzuar mё shumё kohё duke folur se sa duke vepruar dhe premtimet e tij mё famёkeqe ende nuk janё realizuar.
Me gjithё besimin se institucionet tona e mundin Trump-in, prekja pak nga pak e integritetit dhe normave tё tyre, është shqetёsuese.
Levitsky dhe Ziblatt paralajmerojnё goditjen e normave demokratike, si trajtimi i palёs kundёrshtare si armik e jo si rival, dёnimi i dhunёs dhe fanatizmit etj. Kjo mund tё shihej shumё kohё para Trump-it por është Trump ai qё po e pёrshpejton.
Ёshtё shumё i rёndёsishёm fakti qё Trump e quan Hillary Clinton-in “kriminele” dhe kёrkon “burg” pёr Huma Abedin, quan gazetarёt “armiq tё popullit amerikan” dhe premton mbёshtetje financiare pёr huliganёt qё “rrahin keq” protestuesit. Me kёtё qёndrim, Trump-i po rreh keq normat amerikane.
I pyeta autorёt se si ne, qytetarёt, mund t’i rezistojmё njё presidenti autoritar. Zgjidhja, thanё ata, nuk ёshtё qё kundёrshtarёt e Trump tё demonizojnё krahun tjetёr apo tё pёrdorin taktika luftarake, sepse kjo mund tё pёrfundojё nё “ njё spirale ku thyerja e rregullave kthehet nё pandemi.” Gjithashtu, nuk ёshtё shumё efeketive, siç e kemi parё nё Venezuelё.
Nё vend tё kёsaj, ata surgjeruan protesta tё fuqishme – por nё mbrojtje tё tё drejtave dhe institucioneve, jo vetem kundёr udhёheqёsit. Ata theksuan se ёshtё shumё e rёndёsishme tё ndёrtohen koalicione, edhe nёsё kjo do tё çojë në kompromise tё dhimbshme, me qёllim qё protestat tё kenё bazё mё tё gjerё.
“Nёse kёto veprime janё tё pёrqёndruara vetёm tek shtetet blu progresive, rreziku i dёshtimit ose polarizimit ёshtё i lartё,” mё tha Levitsky nё njё intervistё. “Ndonjёherё nevojiten masa tё jashtёzakonshme pёr tё mbrojtur demokracinё, por ato duhet tё mbёshteten nga koalicione tё jashtёzakonshme – koalicione qё pёrfshijnё udhёheqёs biznesi, udhёheqёs fetarё por mё e rёndёsishmja, sa mё shumё konservatorё dhe Republikanё.”
Nga Nicholas Kristof , New York Times / Përgatiti: TPZ.AL