TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjekja gjinekologe shqiptare Hatije Ismaili, është dekoruar nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Slloveninë”.
Këtë dekoratë mjekja e ka marrë falë suksesit të saj në punë gjatë pandemisë, raportojnë mediat vendase.
Ismaili ka lindur në Gostivar ku edhe kreu shkollën fillore, në shkollën “Ismail Qemali”, ku bëri dhe dy vitet e para të gjimnazit.
Më pas ajo u transferua në shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë ku kreu vitin e tretë, ndërsa të katërtin e kreu në Prishtinë.
Ndërsa, më vonë ka vijuar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë. Pasi disa ekperiencave të ndryshme ajo aktualisht punon në Novo Mesto të Sllovenisë.