AKTUALITET, 4 Korrik 2021, 23:35

Shoqëruesit e Tahirit në operacionin “Shpirti”, reagon Basha: Ja çfarë ka të re!

Shoqëruesit e Tahirit në operacionin “Shpirti”, reagon

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka reaguar pas përfshirjes në operacionin “Shpirti” të dy ish-shoqëruesve, të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Basha shkruan në “Twitter”, se nuk ka asgjë të re në të gjithë këtë mes, duke shtuar se “asgjë nuk lëviz pa lejen e bablokut”.

“Tahiri? Bodigardet e Tahirit? Çfarë ka të re ??????? Te gjithe e dine se asgje nuk levizte dhe nuk leviz pa lejen e bablokut !!! Te gjithe”, shkruan Basha.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1411781370465030144?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1411781370465030144%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fku-eshte-e-reja-shoqeruesit-e-tahirit-ne-operacionin-shpirti-reagon-basha-te-gjithe-e-dine-se-asgje-nuk-leviz-pa-lejen-e-bablokut%2F

Kujtojmë se të premten, SPAK në bashkëpunim me struktura ndërkombëtare finalizuan me sukses operacionin e koduar “Shpirti”. Në pranga ranë prokurorë, ish-punonjës policie, si dhe ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndaj njërit prej tyre, të quajtur Paul (Agustin) Deda, gjykata ka caktuar masën e “arrestit me burg” për veprat penale të ngritura nga SPAK “trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “grupi i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.