AKTUALITET, 4 Korrik 2021, 17:02

COVID-19 në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, vetëm një i infektuar gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, vetëm një i

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, për fat të mirë, nuk ka pasur asnjë viktimë nga virusi.

Nga krahu tjetër, është shënuar vetëm një person i infektuar. Sa i përket rasteve aktive në të gjithë vendin ato janë 52, ndërsa 4 pacientë ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv.

Përkundër rasteve në rënie, Ministria e Shëndetësisë ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes.

“Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftimin e MSH.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2144 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 një qytetar nga Tirana.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,027 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 4

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2144

Testime totale 817,479

Raste pozitive 132,535

Raste të shëruara 130,027

Raste Aktive 52

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21

Shkodër 10

Elbasan 6

Durrës 5

Vlorë 5

Lezhë 2

Korçë 2

Fier 1