AKTUALITET, 14 Mars 2020, 09:56

Shkon në dy numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, Shqipëria mbyll kufijtë me shtetin fqinj

Shkon në dy numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi,


Greqia ka shënuar sot viktimën e dytë nga koronavirusi. Mediat greke bëjnë me dije se personi që ka humbur jetën ishte 90 vjeç dhe ishte shtruar në Spitalin Bodosakeio.

Mediat greke thonë se burri erdhi nga Kastoria, ndërsa dy të afërm të burrit gjithashtu me koronavirus ndodhen të shtuar në të njëjtin spital.

Deri më tani janë 190 raste të konfirmuara me koronavirus në Greqi.

Kujtojmë se prej orës 10:00 të paradites së sotme Shqipëria mbyll kufijtë me Greqinë, për transportin ajror, detar dhe atë tokësor me autobus.