TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori i njohur Robert Ndrenika, i pranishëm në Komisionin e Kulturës, ka bërë një deklaratë të fortë, për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Ai ka thënë se aktorët do të uzurpojnë godinën e teatrit nëse nuk kanë një përgjigje për anullimin e projekt ligjit për shembjen e teatrit.
“Mos pjesmarrja e PS-së... Mos ardhja e tyre na lë pa fjalë. PPP-të në këtë rast me teatrin dhe tokën, eshte vjedhje dhe grabitje. Jo veten unë.. Por ti jepet toka një firme eshtë shqeto vjedhje..
Me keqardhje por këtu fillon lufta, s’na dëgjon kush, s’na përfill, na përbuzin, na braktisin, jo vetëm ne si komunitet por edhe ju po ju mashtrojnë, kjo është grabitje, ka 20 vjet kjo tentativë për grabitje. Ajo tokë vërtet është e shtetit por është e komunitetit teatror, kanë lënë kockat njerëzit atje, e te vije nje Fusha, Kodra apo Mali e ta grabisi…Me lind ne mendje se do te vjedh kryeministri, ministresha. Më falni per tonin por keto fjale i kam nga shpirti”.
