AKTUALITET, 13 Qershor 2018, 09:41

Vetingu/ Konfirmohet në detyrë kryetari i Kushtetueses Bashkim Dedja

Vetingu/ Konfirmohet në detyrë kryetari i Kushtetueses Bashkim Dedja

Ka kaluar procesin e Vettingut gjyqtari i Kushtetueses Bashkim Dedja. Në seancën e shkuar, Dedja nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua në seancë nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Në përfundim të vendimit avokati Maks Haxhia u shpreh i pakënaqur me komentet e relatores, që sipas tij, relatorja e çështjes nuk duhet të bëj komente rreth dosjes.

Haxhia u shpreh se gjykata duhet të jetë e ftohtë ndaj fakteve. Avokati u shpreh se nëse do ta dija këtë do të kërkoja përjashtimin e relatores.