AKTUALITET, 17 Gusht 2021, 11:01

Priste radhën për vizitë tek mjeku, ndërron jetë në poliklinikën e Beratit 65-vjeçari

Priste radhën për vizitë tek mjeku, ndërron jetë

Një qytetar ka humbur jetën teksa priste në radhë për t’u vizituar nga mjeku në Poliklinikën e qytetit të Beratit.

“Balkan Web” raporton se viktima është shtetasi L. Hysi, 65 vjeç, i cili teksa ndodhej në radhë për vizitë, është ankuar se nuk ndihej mirë.

Disa momente më vonë ai është shembur në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme.

Mësohet se 65-vjeçari ishte me dializë dhe ishte paraqitur për të marrë rekomandimin për të vijuar trajtimin, ku po qëndronte në radhë nën temperatura të larta.