TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SHBA-ja regjistroi 734 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit duke e çuar në 115 347 numrin total të viktimave nga koronavirusi i ri, sipas të dhënave zyrtare të Universitetit Johns Hopkins.
Fuqia e parë ekonomike botërore është larg vendeve të prekura në vlerë absolute nga pandemia si për nga numri i të vdekurve, si për nga numri i rasteve të diagnostikuara 2 071 782 .
Që prej fundit të muajit maj numri ditor i viktimave ka kaluar shumë rrallë pragun prej 1 000.
Ndërsa numri i kontaminimeve të reja ka qenë i qendrueshëm me rreth 20 000 mesatarisht.
Vala e parë nuk ka kaluar plotësisht dhe epidemia është zhvendosur nga Nju Jorku dhe verilindja drej një rripi të gjerë që mbulon jugun dhe perëndimin e vendit.
“Është e rëndësishme të kujtojmë se kjo situatë është e pazakontë dhe se pandemia nuk ka përfunduar”, theksoi Robert Redfield, drejtor i Qendrave për Parandalimin dhe Luftën kundër Sëmundjeve (CDC).