TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër incident ka ndodhur në det ku një anije japoneze është përplasur me një cisternë që po eksportonte kimikate.
Mediat e huaja bëjnë me dije se anija “Byakko” u mbyt mëngjesin e kësaj të premte pas përplasjes me cisternën “Ulsan Pionir”, e cila po transportonte kimikate, në ngushticën e Kurushma.
Sekretari i përgjithshëm i qeverisë japoneze, Katsunobu Kato ka bërë me dije se garda Bregdetare e Japonisë, me ndihmën e anijeve dhe aeroplanëve, kanë shpëtuar 9 nga 12 anëtarët e ekuipazhit.
Ndërkohë 14 anije patrullimi dhe tre avionë të Rojës Bregdetare po kërkojnë për të zhdukurit, tha një zyrtar japonez.
Nuk kishte lëndime në mesin e ekuipazhit të cisternës dhe nuk kishte derdhje ose objekte lundruese në vendin e aksidentit, theksoi Kato.
Ndërkohë një ditë më parë tre peshkatarë humbën jetën pas përplasjes së anijes japoneze me një ruse në Detin e Okhotsk.