BOTA, 21 Maj 2020, 12:03

Rusia dhe SHBA më të prekurat nga koronavirusi, shënohen sërish bilance tragjike

Rusia dhe SHBA më të prekurat nga koronavirusi, shënohen


Rusia vijon të shënojë bilance negative për sa i përket viktimave dhe numrit të të infektuarve nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 127 viktima dhe 8,849 të infektuar më shumë.

Numri total i të vdekurve është 3,099 ndërsa numri i të infektuarve është 317,554.

Rusia është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të të infektuarve sipas universitetit John Hopkins.

Ndërsa në SHBA, numri i viktimave ka arritur 93,439. Në 50 shtete janë të paktën 1,551,853 të infektuar.

New Yorku është shteti më i prekur nga pandemia. Ndërsa Brazili sërish ka shënuar një shifër të lartë të numrit të viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 888 viktima ku në total numërohen 18,859.