AKTUALITET, 28 Qershor 2020, 18:44

Rritet përsëri numri i vìktimave nga COVID-19 në Itali

Italia ka shënuar 22 vìktima në harkun kohor të 24 orëve. Bilanci ka shënuar rritje krahasuar me ditën e djeshme, kur u shënuan tetë humbje jete, numri vìktimave më i ulët nga fillimi i marsit.

Por mbetet pothuajse i pandryshuar numri i të infektuarve të rinj në 24 orët e fundit, 174 në krahasim me 175 të ditës së djeshme.

Gjysma e të gjithë të infektuarve, ndodhen në Lombardi, e pasuar nga Emilia Romagna.

Totali i të prekurve në Itali nga pandemia kap shifrën e 240 mijë e 310 personave.