TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Intervista e Anxhela Peristerit për “EPT1” në Greqi bëri bujë të madhe në media pasi aty ajo u shpreh se rrënjët e saj janë greke, prandaj mban mbiemrin Peristeri.
“Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda, këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira’’, u shpreh këngëtarja.
Deklarata e saj bëri bujë të madhe në media, por teksa ishte e ftuar në “E diel”, Anxhela e ka sqaruar të gjithë ngjarjen. Ajo tha se fakti që paraardhësit e saj kanë qënë grekë nuk e bën atë që të mos jetë shqiptare.
Unë jam shqiptare, jam lindur në Shqipëri, prindërit e mi janë lindur dhe rritur në Shqipëri, por një prejardhje e stërgjyshit tim është nga Greqia dhe mbiemri im është i tillë. Kjo nuk do të thotë që unë s’jam shqiptare dhe që jam greke”, është shprehur ajo.