LIFESTYLE, 1 Maj 2021, 10:13

Partnerja uron Shpatin për ditëlindjen: Më dhurove forcë, buzëqeshje dhe dashuri si në përralla

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi feston sot ditëlindjen dhe mbush 36 vite jetë.

Artisti ka marrë urime të shumta, por ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen është i partneres, Selvije Jao. Kjo e fundit ka postuar sapo akrepat shënuan 00:00 një foto shumë romantike, shoqëruar me disa fjali shumë të ëmbla.

Ndër të tjera, partnerja e Shpatit thotë se jeta e saj nuk do të ishte e tillë pa të, pasi ai e plotëson.

Selvija i lutet të mos ndryshojë asnjëherë dhe të jenë të lumtur gjithë jetën.

Postimi:

Urime ditëlindjen burri im?

Je shumë i mirë për të qenë i vërtetë.

Jeta ime nuk do të ishte e njejtë pa ty.

I ke mbushë të gjithë zbrazëtirat e zemrës time.

Më dhe forcë,buzëqeshje e më dhe dashuri si në përralla.

Ma more zemrën e i dhe shtëpi dhe lumturi.

Mbreti im ti,më je bekim!

Të dua aq shumë sa që nuk e them dot me fjalë,por ti e di se sa!

Të uroj shum shëndet e të gjitha të mirat o jetë,se buzëqeshja jote meriton shummmmmë!

Butësia dhe forca jote më ka bërë të kuptoj se cfarë është dashuria!

Mos ndrysho kurrrrrë e unë do ta falë të gjithë jetën time për lumturinë tënde!

Të dua më shumë se veten burri im❤️