AKTUALITET, 19 Qershor 2020, 20:43

Rrēh italianin, e mbyll në ballkon dhe i merr makinën, aventura e prōstitutës shqiptare merr fund kur…

Rrēh italianin, e mbyll në ballkon dhe i merr makinën, aventura e

Një prōstitutë me origjinë shqiptare është arrēstuar sot nga policia italiane pasi akuzohej për dhūnë dhe për vjedhje.

Mediat italiane kanë bërë me dije se, policia është njoftuar nga një shtetas italian nga Roma, 47 vjeç, se 32-vjeçarja shqiptare kishte ushtruar dhūnë ndaj tij dhe më pas e kishte shtyrë për në ballkon.

Pasi e kishte mbyllur jashtë, ajo i kishte marrë të gjitha sendet personale dhe makinën e tij, të cilën e kishte parkuar poshtë shtëpisë. Ai gjithashtu dëshmoi se shqiptarja ishte larguar me dy bashkëpunëtorë, një grua dhe një burrë.

Ngjarja ka ndodhur në një prej lagjeve të kryeqytetit italian, ku “çifti” kishte shkuar për të kaluar natën bashkë. Por “aventura” e shqiptares nuk zgjati shumë pasi makina u gjurmua përmes sistemit të alarmit satelitor dhe ajo u arrestua.