AKTUALITET, 17 Janar 2021, 09:52

Rrahin njëri-tjetrin, policia arreston babain me të birin

Rrahin njëri-tjetrin, policia arreston babain me të birin


Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

Në pranga përfunduan shtetasit me iniciale N. L., 69 vjeç,  dhe V. L., 27 vjeç, (babë dhe bir) banues në Selenicë.

Njoftimi:

Policia vë në pranga dy shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit N. L., 69 vjeç,  dhe V. L., 27 vjeç, (babë dhe bir) banues në Selenicë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.