LIFESTYLE, 24 Janar 2018, 10:17

Ronela Hajati sërish me ish-in Stine pas shumë kohësh!

Ronela Hajati sërish me ish-in Stine pas shumë kohësh!

Stine ka pasur edhe një romancë me Ronela Hajatin, të cilët janë treguar disi të rezervuar sa i përket daljeve në publik. Lajmi u përhap kur dyshja janë parë duke u puthur në një nga club-et e Tiranës.

Nuk e dimë çfarë e solli ftohjen e marrëdhënies së tyre, madje dhe ndarjen, por sot pas kaq vitesh dy ish-at do të ndajnë skenën  bashkë.

Kjo ka tërhequr mjaft vëmendje pasi deri tani këngëtarja këndonte vetëm me Young Zerkan nëpër koncerte. Megjithatë, Ronela dhe Stine në fundjavë do të performojnë në një nga club-et e kryeqytetit.

[gallery ids="60533,60535,60534"]