LIFESTYLE, 24 Maj 2020, 16:47

“Ju dhj*fsha mjekrat dhe mustaqet”, Artan Fuga vargje të forta për shembjen e Teatrit: U torturua nga të gjitha qeveritë dhe bashkitë!

“Ju dhj*fsha mjekrat dhe mustaqet”, Artan Fuga vargje të forta

Akademiku Artan Fuga shkruan sërish për shembjen e Teatrit Kombëtar, ku përshkruan situatën përmes vargjeve të forta.

Sipas Fugës, Teatri Kombëtar u tōrturua nga të gjitha qeveritë dhe bashkitë, ishte i pambrojtur dhe i tradhtuar.

Mesazhi i plotë”

Teatri,

pa hipokrizi,

pa rrena,

kundër barbarëve,

jo si pretekst,

i papronësuar nga askush,

i pambrojtur,

tradhëtuar,

i lirë për t’u dashur ose neveritur si arkitekturë,

përtej shijeve estetike të diktatorit qesharak,

drama e vetvetes në vite,

i torturuari nga të gjitha qeveritë dhe bashkitë,

i pazëvendësueshmi,

i palëvizishmi,

i kërkuari me sy përgjithë jetën,

plaga e memorjes urbane,

aktakuza për të gjithë ne që kemi një diplomë në xhep,

i pajetërsueshme nga asnjë kauzë,

turpi i të gjithë aktorëve, rregjizorëve, zorraxhinjve,

i kuintave, prapaskenave,

intrigave,

burimi i parave për mijra mustaqellinj, mjekraxhinj,

ju dhjefsha mjekrat dhe mustaqet,

i paindetifikueshmi me të për të shëruar krizën e anonimitetit,

monumenti pasqyrë ku injoranti shihte veten qartë,

fabrika e roleve dhe nxjerrësi i kallajit të aktrimit politik,

i keqpërdoruri,

belaja për politikën,

argumenti i pisit për të bërë pis të tjerët,

i paprekshmi,

i pambrojtshmi,

boshësia absolute,

mërzia e ditëve në një qytet të idiotëve,

budallenjve, që jemi ne,

faji i të gjitha fajeve,

lakmuesi i të gjitha idiotizmave vetëmburrëse,

varri i heronjve të paqënë,

humnera e personalitetit tonë prej legenash,

i paharruari,

i parindërtueshmi, ndërtoni mbi të jo kulla tani,

por edhe varreza,

aerodroma ushtarakë,

ndërtesën e delegacionit saharian,

zhgarravisni të gjitha ligjet, kundraligjet dhe peticionet,

ndërtoni xhamitë, kishat dhe teqetë e botës,

kurbani i së keqes,

i pandotshmi,

i vogli madhështor,

Kush të meritonte ty nga ne?

Nê fund e bëre shërbimin tënd:

na detyrova të luanim komedinë tonë para syve të tu që ulën qerpikët me turpin për ne!

Luajte tragjedinë tonë reale,

si për të na hapur sytë,

kur ike në pluhurin e harresës,

të historisë,

duke mbyllur sytë e tu,

nën sjellavjelljen e thirmave të deputetëve maskarenj!

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=10157358689003596&id=27892188595