TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama thotë se protesta është marrë peng nga korba e sorra që e kanë kthyer në një shëmbëlltyrë simetrike me jashtënxjerrjen e opozitës. Rama tha se “pas pak ditësh do t'u informoj për reflektimet pas protestës së flamengove”.
“Ai bulevard është i ndarë për histori. Historia e flamingove është historia e Shqipërisë së re. Historia e sorrave dhe korbave që e kanë marrë peng dhe e kanë kthyer në një shëmbëlltyrë simetrike me jashtënxjerrjen e asaj opozitës që tani nuk dihet më ku është, nuk ka asnjë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë.
Është vetëm e shkuara që vjen në forma shumë të rrezikshme dhe shumë shqetësuese, po të shohim historinë. Ekstremet e majta dhe të djathta që vijnë për të sjellë më të keqen për një vend, përmes injorantësh, delirantësh dhe dështakzemërakësh të pangushëllueshëm”, tha Rama.
“Çfarë kanë me Paketën e Maleve ata që e kundërshtojnë dhe madje kërkojnë anulimin e saj. Nuk jam i vetëdijshëm sesa të informuar janë ata që malet i shohin nga qyteti apo që këto ligjet, vendimet i kanë me të dëgjuar për faktin që në një pjesë të territorit tonë, në disa zona të Shqipërisë ka një problem me faktin që njerëzit nuk e kanë njohur ligjin e ndarjes së tokës në fillim vitet ’90, ligji 7501, i cili nuk është pranuar për arsye se në vend që të pranohet ndarje proporcionale është rënë dakord mes veti, mes banorëve dhe komuniteteve që ndarja e tokës të bëhet në bazë të trashëgimisë dhe aty ku kanë qenë kufijtë e vetes”, tha Rama, duke shtuar më tej se “shitet në tregun e fjalëve si një tjetër akt tradhtie nga unë.”
Kreu i qeverisë shënjestroi më pas edhe protestuesit, të cilët bëjnë thirrje për dorëheqjen e tij, duke thënë se “historia e flamingove është e ndarë nga historia e sorrave dhe korbave”.
Sipas tij, “ca korba duan ta kthejnë përmbys, por nuk kthehet përmbys ky sistem se është i garës, i punës dhe meritës.”
Kryeministri shtoi se ata që bërtasin “për një Shqipëri që u dashka të jetë vetëm e shqiptarëve, ku nuk duhet të ketë të huaj”, janë e keqja më e madhe e këtij vendi.
“Ai bulevard është qartësisht i ndarë për mua të paktën se është i ndarë për historinë. Historia e flamengove është historia e Shqipërisë së re ndërsa historia e sorrave dhe korbave që e kanë marrë peng dhe e kanë kthyer në një shëmbëlltyrë simetrie me jashtënxerrjen e opozitës që tani nuk dihet më ku është nuk ka asnjë lidhje me historinë e të ardhmes së Shqipërisë.
Është vetëm e shkuara që vjen në forma të rrezikshme dhe shqetësuese po të shohim historinë. Ekstremet e majta dhe të djathta që vijnë për të sjellë më të keqen për një vend përmes sharlatanësh, injorantësh dhe dështakësh e zemërakësh të pangushëllueshëm.
Paketa e Maleve është historia e të ardhmes. Këta që bërtasin për një Shqipëri që u dashka të jetë vetëm e shqiptarëve, ku nuk duhet të ketë të huaj, janë më e keqja që mund t’i ndodhë këtij vendi. Kaq keq Shqipërisë nuk ia kanë bërë as ata të tjerët që u tretën nga bulevardi dhe vazhdojnë ulërasin sepse janë të mbaruar.”, tha Rama.