TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarët Dritan Hila dhe Arjan Çani janë përplasur me njëri-tjetrin teksa diskutonin lidhur me rolin e kryeministrit Edi Rama, në bisedimet mes Turqisë dhe Greqisë. Të ftuar në emisionin “Open”, Çani pretendoi se pas takimit fshihet një pazar i kreut të qeverisë shqiptare. Pretendim që ka ‘nxehur gjakrat’ tek Hila, i cili ka kërkuar fakte për supozimet.
Pjesë nga debati:
Çani: Është pazar personal i mirëfilltë. Nuk ka nevojë të kesh fakte për këto gjëra. I dinë të gjithë. Është gjynah që unë si gazetar të dal dhe të flas si naiv. Unë s’po akuzoj njeri.
Hila: Po kujdes mos kalo caqet.
Çani: Edhe njëherë, ti Hila e di që unë nuk pre*** për caqet. Nëse ky takim mbahet në Tiranë, ka një pazar shumë të madh në mes. Kaq po them! Media një ditë do ta nxjerri. Edhe SPAK-u këtu do të jemi.
Hila: Po thuaje pra, cili është pazari?
Çani: Duhet të jesh budalla për të mos e kuptuar. Unë e thashë.