AKTUALITET, 12 Janar 2021, 22:14

E pazakontë në Nju-Xhersi/ Qeni zbulon 40 kg suxhuk në valixhet e shtetasit nga Kosova, ja çfarë ndodhi në aeroport

E pazakontë në Nju-Xhersi/ Qeni zbulon 40 kg suxhuk në valixhet e

Një qen anti-drogë në Aeroportin Ndërkombëtar në Nju-Xhersi të SHBA-ve zbuloi diçka të pazakontë në valixhet e një shtetasi nga Kosova.

Në një reagim për media të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve në SHBA thuhet se qeni ekspert i quajtur Kody gjatë ekzaminimit të valixheve zbuloi 40 kg suxhuk.

“Kur stafi ekzaminoi bagazhet ata gjetën afërsisht 40 kg suxhuk, që janë të ndaluara të hyjnë në SHBA”, thuhet në deklaratën e drejtorit të Operacioneve në Terren, Troy Miller.

Po ashtu deklarohet se: “Ndonëse importi i mishit është në dukje i parrezikshëm për publikun e gjerë, mund të shkaktojë dëme në ekonomi dhe industrinë bujqësore”.

Pasagjeri, u kishte thënë zyrtarëve se bëhej fjalë për “suxhuk shtëpie”, çka e shpëtoi atë nga gjoba ose ndonjë dënim tjetër. Nuk bëhet me dije se çfarë bëri stafi me suxhukun, apo nëse iu dhanë Kody-t si shpërblim.