TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paraditen e sotme, Edi Rama publikoi një video në rrjetet sociale, ku linçonte gazetarë dhe eksponentë të opozitës, që kanë artikuluar akuza për aferë korruptive me inceneratorët.
Në fokus të videos së Edi Ramës, ishte gazetari Armand Shkullaku, të cilin Rama e kishte futur edhe vizualisht në një rreth dhe shprehej se "i shërbeu Lulit".
Shkullaku ka reaguar në rrjetet sociale, me një mesazh mjaft të hidhur për kryeministrin. Gazetari e ka quajtur videon e Ramës, një montazh, por thotë se ja ka falur kryeministrit, nëse kjo do ta ndihmojë atë në SPAK, duke i'u referuar hetimeve të strukturës së posaçme kundër korrupsion dhe krimit të organizuar, për inceneratorët.
"Për videoklipin e Edi Ramës, që ma kishte kushtuar me zërin e tij: Po të bëri punë kjo video e ky montazh për në SPAK, ta kam fal", shkruan Shkullaku.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/10/17/sulmet-e-rames-ndaj-gazetareve-per-inceneratoret-thuajse-identike-me-sulmet-kur-u-zbulua-falsikimi-tek-unaza/