AKTUALITET, 5 Korrik 2020, 09:16

Qëlloi me armë të riun pranë një lokali, në kërkim autori. Policia jep detajet

Qëlloi me armë të riun pranë një lokali, në


Identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia autori i dyshuar i plagosjes se mbremshme ne Mat.

Policia ben me dije se ngjarja ka ndodhur ne aksin rrugor Burrel -Tiranë, pranë një lokali,  është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M., 30 vjeç i cili po merr ndihmë mjekësore  në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.(H), Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Me datë 04.07.2020, rreth orës 23.05, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në aksin rrugor Burrel -Tiranë,  pranë një lokali,  është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M., 30 vjeç i cili po merr ndihmë mjekësore  në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.(H), Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes.

Shërbimet e policisë po në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e  autorit të ngjarjes.