LIFESTYLE, 1 Gusht 2020, 10:07

“Profesori” konfirmon rikthimin në sezonin e pestë të “La Casa de Papel”


Money Heist” ose i njohur më së shumti si “La Casa De Papel”, është seriali spanjoll i cili ka pasur një sukses të madh ndërkombëtar falë Netflix.

Fansa nga e gjithë bota presin me padurim pjesë të reja nga seriali, i cili as këtë herë nuk i zhgënjeu shikuesit e tij.

“La Casa De Papel” po bëhet gati për një sezon të pestë, ndërsa xhirimet kanë nisur.

Ka qenë aktori në rolin e “Profesorit”, Alvaro Morte, i cili ka konfirmuar lajmin e rikthimit në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka ndarë një foto nga prapaskenat e xhirimeve, ndërsa krahas saj shkruan:

“U riktheva! Profesori u rikthye!”, duke gëzuar fansat e këtij seriali.