AKTUALITET, 17 Janar 2021, 17:36

Policia arreston mbështetësit e Navalnyt në aeroportin e Moskës

Policia arreston mbështetësit e Navalnyt në aeroportin e

Policia ruse ka arrestuar mbështetësit e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, në aeroportin Vnukovo të Moskës ndërsa prisnin që ai të mbërrinte nga Gjermania.

Politikani i opozitës Lyubov Sombol shihet duke u larguar nga policia brenda një terminali në Vnukovo në një video të postuar në mediat sociale.

Navalny, një nga kritikët më të ashpër të Presidentit Vladimir Putin, njoftoi vendimin e tij për t’u kthyer nga Gjermania të mërkurën, duke thënë se i mungonte Moska dhe ishte indiferent ndaj asaj që ai e përshkroi si çështje “të trilluara” penale kundër tij.

https://twitter.com/AFP/status/1350811439083245571?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1350812088546041861%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fpolicia-arreston-mbeshtetesit-e-navalnyt-ne-aeroportin-e-moskes%2F

Një ditë më vonë, shërbimi i burgut i kryeqytetit rus njoftoi se do të bënte gjithçka që për ta arrestuar sa më shpejt që ai të kthehej, duke e akuzuar atë për shkelje të kushteve të pezullimit të dënimit të tij të përvetësimit.